Please enter at least 3 characters.

Chiellini: Me Conten kur përfundon stërvitjen ndihesh i vdekur, Tottenhami ekip i fortë

2018/02/Giorgio-Chiellini-e1518033707391.jpg
356:"MILAN, ITALY - OCTOBER 29: Antonio Conte (C) manager of Juventus FC celebrates a victory with Giorgio Chiellini (L), Andrea Barzagli, Claudio Marchisio and Gianluigi Buffon at the end of the Serie A match between FC Internazionale Milano and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on October 29, 2011 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e quan Antonio Conten një "rreshter policor", duke thënë se pas stërvitjeve me atë si trajner je i vdekur.

Qendërmbrojtësi ka punuar me trajnerin e Chelseat te Juventusi dhe Përfaqësuesja e Italisë, ka fituar tre Scudetto rresht dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

(Getty Images)

“Me Conten nuk është vetëm një ndeshje", ka thënë Chiellini për Daily Mail.

“Është çdo ditë, në çdo seancë stërvitore. Ai është rreshter policor, ju ndjeni diçka speciale në atmosferën e tij".

“Kur e përfundoni stërvitjen, je i vdekur. Jo i lodhur, por ndihesh i vdekur. Ju mund ta bëni atë pasi besoni në atë që bën ai. 40 ditë në Francë për ne ishte si të hynim në një botë tjetër".

“Jeni 100 per qind me atë. Ai krijon një atmosferë që të gjithë i japin energji njëri-tjetrit. Ai është një nga më të mirët".

Chiellini foli edhe për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

“Ekip i fortë. Më pëlqejnë dyshja belge në mbrojtje, Vertonghen dhe Alderweireld. Harry Kane është një lojtar fantastik, ai ka luajtur ndaj nesh tri vite më parë dhe është përmirësuar shumë që nga atëherë. Ai tani shënon më shumë se Messi në një vit kalendarik, dhe kjo është më ndryshe sa të shënon më shumë se Chiellini!"

“Një transferim në Ligën Premier? Për një italian, ju largoheni nga Juventusi vetëm nëse Juventusi iu shet. Është e thjesht", ka thënë veterani italian për fund. /Telegrafi/