Please enter at least 3 characters.

Chelsea po mendon ta blindojë Rudigerin me kontratë të re, por gjermani kërkon pagë sa të Lukakus

2021/09/085f0e61b5.jpg

Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më në formë jo vetëm te Chelsea, por në gjithë Evropën.

Qendërmbrojtësi gjerman ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, duke u shndërruar në lider të mbrojtjes te The Blues.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të lojtarit, Chelsea tanimë ka nisur negociatat për kontratën e re të tij.

Rudiger është futur në vitin e fundit të kontratës dhe londinezët nuk duan që në fund të sezonit të largohet i lirë gjermani nga skuadra.

Chelsea i ka ofruar një kontratë të re me pagë prej 140 mijë eurove në javë, por kjo ofertë është refuzuar.

28-vjeçari dëshiron 200 mijë euro në javë, pagë të cilën për momentin e marrin vetëm lojtarët si Romelu Lukaku, N'Golo Kante dhe Timo Werner.

Bisedimet mes lojtarit dhe klubit do të vazhdojnë deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkër për vazhdimin e kontratës, pasi Chelsea nuk dëshiron të heq dorë nga ai.

Gjithsesi skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint Germain janë duke monitoruar situatën e tij dhe e kanë në listën e dëshirave reprezentuesin gjerman.

Rudiger ishte bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2017 nga Roma për një shumë prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/