Please enter at least 3 characters.

Chelsea nuk këndellet, merr vetëm një pikë ndaj Bournemouthit

2020/02/GettyImages-1209474377.jpg
270:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - FEBRUARY 29: Marcos Alonso of Chelsea scores his sides first goal during the Premier League match between AFC Bournemouth and Chelsea FC at Vitality Stadium on February 29, 2020 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka marrë një barazim të vështirë 2-2 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

The Blues ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcos Alonso në minutën e 33-të.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi spanjoll, derisa e dyta ishte më tronditëse për Chelsean.

Bournemouth vs Chelsea (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Brenda tre minutash, Bournemouthi arriti të përmbysë rezultatin ndaj bluve, që u gjenden në një befasi të hidhur.

Golin e parë për ‘Qershitë’ e shënoi Jefferson Lerma në minutën e 54-të me një asistim të Ryan Fraser.

Më pas, Joshua King (57’) e përmbysi rezultatin, e që u shërbye mjaftë mirë nga Jack Stacey.

Bournemouth vs Chelsea (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Frank Lampardit tentoi deri në fund që të merrnin së paku një pikë dhe atë e arritën me anë të Alonsos që shënoi në minutën e 86-të, e që ishte goli i tij i dytë personal në ndeshje.

Pas javës së 28-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa në xhiron e 29-të do të takohen me Evertonin, por fillimisht do të përballen me Liverpoolin në FA Cup. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_EUROPE_/status/1233795021947600902

https://twitter.com/SportsVideos18/status/1233778678020149250