Please enter at least 3 characters.

Chelsea nuk ka kontroll mbi Rashicën

Huazimet e shumta mes dy klubeve kanë bërë që KNVB të dyshoj rreth një bashkëpunimi më të hollsishëm mes dy klubeve.

''Vitesse ka informuar saktë KNVB mbi pronësinë e saj aktuale dhe strukturën ligjore. Ky është konkluzioni kryesor nga hetimi i pavarur në situatën aktuale të klubit''.

''Struktura ligjore e Vitesse është në përputhje me rregulloret ekzistuese'', thuhet në deklaratën e lëshuar nga KNVB.
Kujtojmë se te skuadra holandeze me mjaft sukses po paraqitet edhe mesfushori kosovar me tipare sulmuese, Milot Rashica, i cili ishte transferuar gjatë afati kalimtar të verës nga ekipi i Vushtrrisë. /Telegrafi/