Please enter at least 3 characters.

Chelsea në kërkim të talentit të Milanit

2016/12/AntonioConte-e1481042499360.jpg

Milani ka dërguar zbulues talentesh për të përcjellë futbollistin e ri të Milanit, Moris Sportelli.

16-vjeçari akoma nuk ka nënshkruar një kontratë profesionale me Rossonerët, ndërsa Blutë e duan atë në Stamford Bridge.

Sipas TuttoMercatoWeb, shërbimet e tij i kërkon edhe klubi spanjoll, Sevilla.

GianlucadiMarzio.com shkruan se drejtori teknik i Chelseat, Michael Emenalo, ka qëndruar në Milano për ta përcjellë edhe 21-vjeçarin Mario Pasalic.

Ai është i huazuar në Serie A pikërisht nga Chelsea, ku është transferuar në vitin 2014 nga Hajduk Split për dy milionë funte. /Telegrafi/