Please enter at least 3 characters.

Chelsea gati ta thyejë rekordin e transferimeve në futbollin gjerman për Leon Baileyn

2020/03/GettyImages-1207622705.jpg
276:"LEVERKUSEN, GERMANY - FEBRUARY 20: Leon Bailey of Leverkusen runs with the ball during the UEFA Europa League Round of 32 first leg match between Bayer 04 Leverkusen and FC Porto at BayArena on February 20, 2020 in Leverkusen, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea është e vendosur të nënshkruajë me sulmuesin xhamajkan Leon Bailey gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra londineze është duke synuar ta përtërijë ekipin dhe disa nga sulmuesit aktual do të largohen.

Willian, Pedro Rodriguez, Michy Batshuayi e Olivier Giroud janë drejt largimit nga Stamford Bridges.

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka objektiv transferimin e sulmuesit anësorë Leon Bailey nga Bayer Leverkusen.

Leon Bailey. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)

Reprezentuesi xhamajkan ka pasur një vit fantastik me Leverkusenin dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Chelsea është gati ta bëjë Baileyn futbollistin më të shtrenjtë të larguar nga futbolli gjerman, pasi do të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e tij.

‘Farmacuetikët’ janë të kënaqur me këtë ofertë të londinezëve, por janë duke kërkuar t’i përfshijnë edhe disa bonuse.

22-vjeçari kishte një lëndim në fillim të sezonit, por me tu rikthyer në fushë ka shkëlqyer me shtatë gola të shënuar dhe dy asistime. /Telegrafi/