Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton në udhëtim te Fulhami

2019/03/Gonzalo-Higuain-e1551628651287.jpg
263:"LONDON, ENGLAND - MARCH 03: Gonzalo Higuain of Chelsea celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Fulham FC and Chelsea FC at Craven Cottage on March 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka arritur fitore si mysafir i Fulhamit në Ligën Premier me rezultat 1-2.

Blutë ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e Maurizio Sarrit.

Mysafirët kishin disa raste në fillimin e ndeshjes, ndërsa goli erdhi në minutën e 20-të nga Gonzalo Higuain.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas shtatë minutave rezultatin e barazoi Calum Chambers, por nuk kaloi shumë dhe Chelsea riktheu epërsinë me anë të Jorginhos (31').

Edhe pjesa e dytë filloi me dominimin e ekipit të Sarrit, fillimisht me Hazardin (48'), pastaj edhe me Willianin (50').

Në vazhdim vendasit tentuan disa herë golin, por Kepa Arrizabalaga nuk lejoi që rrjeta e portës së tij të tundet.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, ndërsa Fulhami në pozitën e parafundit me 17 pikë.

Në xhiron e radhës ekipi i Sarrit luan kundër Wolverhampton Wanderers, ndërsa ai i Fulhamit ndaj Leicester Cityt. /Telegrafi/