Chelsea dhe Liverpooli në garë për nënshkrimin e yllit të Barcelonës
Tre klube të Ligës Premier thuhet se do të garojnë për Ronald Araujo në vitin 2026 - Chelsea, Liverpool dhe Tottenham Hotspur.
Sipas Diario Sport, Chelsea dhe Liverpool janë dy ekipet që kanë bërë plane për të nënshkruar me Araujon nga Barcelona nëse hapet mundësia në treg.
Këto dy klube të mëdha angleze mund të luftojnë për nënshkrimin e tij në afatin e ardhshëm kalimtar.
Chelsea ka një krizë në mbrojtje pas një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar anterior të Levi Colëill dhe mund të bëjë një transferim prej 60-65 milionë eurosh për Araujon në janar.
Sa i përket Liverpoolit, ata mund të bëjnë një lëvizje për Araujon në verë, por vetëm nëse e humbasin Ibrahima Konaten si lojtar i lirë.
Te Barcelona, Araujo nuk është më titullar pavarësisht se është kapiten i klubit. Futbollisti uruguaian nuk luan në ndeshje të mëdha, si kundër PSG-së. /Telegrafi/


