Please enter at least 3 characters.

Chelsea dhe Inter skuadrat favorite për Bremer

2021/12/Bremer-3.jpg
472:"Foto LaPresse - Fabio Ferrari 02 Dicembre 2021 Torino, Italia Sport Calcio ESCLUSIVA TORINO FC Torino Fc vs Empoli - Campionato di calcio Serie A TIM 2021/2022 - Stadio Olimpico Grande Torino. Nella foto:Bremer (Torino FC); Photo LaPresse - Fabio Ferrari December 02, 2021 Turin, Italy sport soccer EXCLUSIVE TORINO FC Torino Fc vs Empoli - Italian Football Championship League A TIM 2021/2022 - "Olimpico Grande Torino" stadium. In the pic:Bremer (Torino FC);
23:"Fabio Ferrari/ LaPresse

Gleison Bremer është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë edicion.

Qendërmbrojtësi brazilian është duke kaluar formë shumë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Milan ishte e para që kërkoi shërbimet e tij si zëvendësues të Simon Kjaer, por kuqezinjtë janë larguar nga gara shkaku i çmimit të lartë të tij.

Gjithsesi largimi i lojtarit nga Torino gjatë janarit duket mëse i mundshëm me Interin dhe Chelsean që po këmbëngulin për transferimin e tij.

24-vjeçari është një nga më të vlerësuarit në Serie A për pozitën e mbrojtësit dhe ai dëshiron ta bëj hapin e madh në karrierë.

Chelsea është duke u përballur me largime të mbrojtësve në fund të kontratës si Cesar Azpilicueta, Antonio Rudiger e Andreas Christensen dhe Bremer shihet si i duhuri për repartin defensivë.

Braziliani pëlqehet shumë edhe nga Interi që mund të mbetet pa holandezin Stefan De Vrij.

Torino e vlerëson rreth 35 milionë euro brazilianin dhe është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë e tillë. /Telegrafi/