Please enter at least 3 characters.

Charles Leclerc nënshkruan me Ferrarin për pesë vite

2019/12/GettyImages-1191264721.jpg
270:"ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 01: Charles Leclerc of Monaco and Ferrari prepares to drive on the grid before the F1 Grand Prix of Abu Dhabi at Yas Marina Circuit on December 01, 2019 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Piloti i Formula 1, Charles Leclerc ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me Ferrari deri në vitin 2024.

Pas një sezon të parë mbresëlënës me skuadrën italiane, ku e zëvendësoi Kimi Raikkonenin për sezonin 2019, ka ardhur shpërblimi.

22-vjeçari nga Monaco fitoi garat në Belgjikë dhe Itali, ku mori shtatë “pole pozicione”, më shumë se çdo pilot tjetër.

Charles Leclerc (Foto: Charles Coates/Getty Images)

Leclerc përfundoi në vendin e katërt në renditjen e pilotëve, përpara shokut të tij katër-kampion të botës, Sebastian Vettel.

Ai shënoi më shumë fitore, pole dhe pikë sesa Vettel dhe në matjet kokë me kokë ai ishte 0.111 sekonda më i shpejtë.

Charles Leclerc gjatë garave (Foto: Charles Coates/Getty Images)

Drejtori i ekipit të Ferrari, Mattia Binotto tha: "Me secilën garë që kalonte këtë vit, dëshira jonë për të zgjatur kontratën tonë me Charles u bë gjithnjë e më e vetëkuptueshme dhe vendimi nënkupton që ai tani do të jetë me ne për pesë sezonet e ardhshme”.

Edhe piloti u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës. /Telegrafi/