Please enter at least 3 characters.

Channing Tatum në lidhje me Jessie J?

2018/10/ChannigTatum.jpg
188:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 21: Channing Tatum arriving at the 'Logan Lucky' UK premiere held at Vue West End on August 21, 2017 in London, England. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka kaluar gjysmë viti prej se Channing Tatum i ka nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit, ndërsa duket se aktori tashmë është në një lidhje të re.

Sipas revistës People, 38-vjeçari është parë me këngëtaren britanike, Jessie J.

(Photo by Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Burime të kësaj reviste kanë thënë se lidhja është në fillet e saja, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë refuzuar t'i komentojnë spekulimet.

"Janë duke u takuar qe disa muaj, ndërsa është interesante se Jessie ngjan me ish-gruan e tij".

"Është një romancë e re, pa obligime dhe ata po kënaqen si çift", ka thënë një burim.

(Photo by Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Tatum ka qenë i martuar për nëntë vite me aktoren Jenna Dewan, me të cilën u shkurorëzua gjatë këtij viti.

Ata kanë një vajzë bashkë, Everly Elizabeth Maiselle Tatum, e cila ka lindur më 31 maj 2013 në Londër. /Telegrafi/