Please enter at least 3 characters.

Çfarë i tha Navalny, gruas së tij ndërsa dëgjoi vendimin

2021/02/42240411-c247-4d9e-9cb1-badf15df9344.jpg

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe ai e mirëpriti verdiktin e tij me qetësi.

Megjithatë, ai nuk ishte plotësisht i ftohtë dhe pamjet e asaj që po bënte gjatë dënimit janë duke shëtitur botën.

Videoja e shkurtër tregon Navalni duke parë butësisht gruan e tij Julia, dhe në një moment ai bëri zemrën me duart e tij në xhamin mbrojtës.

Gjatë gjithë kohës Navalny e shikoi Julia me dashuri dhe ngriti supet aty këtu.

Nën klipin emocional të postuar në Twitter të ABC-së janë mijëra komente në mbështetje të Navalny. /Telegrafi/