Çfarë duhet të bëni kur shikoheni në pasqyrë: Ky meditim sjell dashuri dhe vetëbesim
Meditimi para pasqyrës – secilës femër i sjell dashuri dhe siguri!
Kur jemi emocionalisht larg vetes, nëse ndaj vetes ndiejmë hidhërim, turp, faj apo inat, ato emocione i projektojmë edhe në raport me të tjerët, transmeton Telegrafi.
Dëshironi të heshtni atë zë kritik, të dashuroni dhe ta pranoni veten ashtu siç jeni, provoni meditimin para pasqyrës, të cilin e ka shpikur mësuesja amerikane e meditimit dhe trajnere e transformimit, Moun D’Simone:
1. Meditimin fillojeni pesë minuta duke shikuar fytyrën tuaj në pasqyrë, tri herë në javë. Nëse dëshironi, lëshoni muzikë të lehtë ambienti.
Fokusohuni në frymëmarrje dhe qëndroni të pranishëm në moment duke përsëritur mantrën: “E dua veten, e pranoj veten, jam e sigurt”. Ritualin përsëriteni dy herë në javë.
2. Javën e ardhshme zgjateni kohën e meditimit në dhjetë minuta dhe bëjeni këtë pesë ditë në javë.
Është e mundshme që ditët e para, si nën thjerrëz, do t’i vëreni të metat tuaja. Në atë moment kur të bëheni të ndërgjegjshëm për mendimet tuaja negative, mbani qëndrim posaçërisht të butë ndaj vetes.
Mendimet vendimtare dhe negative nga dita në ditë do të zbehen, derisa në pasqyrë të mos shihni personin e mrekullueshëm i cili ju buzëqesh. /Telegrafi/


