Please enter at least 3 characters.

Certifikohen studentët e Mjekësisë në Skenderaj

2024/12/471399658_1000533945435322_1369768884051396445_n.jpg

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë në Skenderaj.

Certifikimi i tyre është bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në qytetin e Skenderajt, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal”, thuhet në njoftim.

Nura dhe Lushtaku, duke i ndarë certifikatat për studentë i kanë përgëzuar ata për përfundim të suksesshëm të punës praktike profesionale.

Studentët e Mjekësisë në Skenderaj

Bëhet e ditur se pas këtij procesi, studentët mund të aplikojnë për licencë si profesionistë shëndetësorë. /Telegrafi/