Please enter at least 3 characters.

'Çertifikatat për gjyqtaret për rastin 'Puç' mund të jepen për 10 ditë'

2016/11/Zaev-ne-gjyq-1-nentor-2016.jpg

Fillimi i procesit gjyqësor për rastin ‘Puç’, dje përsëri u anulua, për shkak se dy gjyqtare nuk kishin çertifikatë sigurie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtatë deri në dhjetë ditë është periudha optimale në të cilën mundet të kryhen të gjitha kontrollet dhe të vendoset nëse ndonjëres prej gjyqtareve do t'i jepet çertifikatë sigurie për qasje deri dokumentet konfidenciale, tha për Tv Nova, profesori universitar dhe ish informatori Vlladimir Pivovarov.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, prokurorëve të cilët kanë marrë përsipër rastin, kërkoi të identifikohen të gjithë gjyqtarët të cilët posedojnë çertifikatë sigurie. /Telegrafi/