Please enter at least 3 characters.

‘Çenari’ vjen në Kosovë

2016/01/cinar-toprak.jpg

Njëri prej aktorëve më të famshëm turk, Tolgahan Sayışman, më mirë i njohur me rolin e Çenarit në serialin televiziv “Lale Devri”.

Kur është puna të aktoret turk në Kosovë shpesh janë më të njohur më shumë se sa aktoret e Hollywoodit e më shumë sesa aktoret kosovarë e shqiptarë.

Kështu pritet të jetë me rastin e vizitës së aktorit Tolgahan Sayışman, i cili pritet që të jetë mysafir në “Kosova International Fashion Week 2015”.

Këtë e ka konfirmuar për Express, producenti i Kosova International Fashion Week 2015, Ilir Geci.

“Po është e vërtetë që pas disa bisedash me menaxhmentin e tij dhe me vet aktorin kemi arritur një marrëveshje që ai të jetë mysafir special në hapjen e Javës së Modës të shtunën në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sipas tij ai do të vij në Kosovë me datën 24 mars me “Po është e vërtetë që pas disa bisedash me menaxhmentin e tij dhe me vet aktorin kemi arritur një marrëveshje që ai të jetë mysafir special në hapjen e Javës së Modës të shtunën në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sipas tij ai do të vij në Kosovë me datën 24 mars me ç’rast do të vizitojë Qendrat e Modës Diva në Gjakovë, të cilat janë edhe sponsor gjeneral i ardhjes së tij së bashku me disa nga modelet më të mira në Turqi.

“Gjithashtu të premten nga ora 23:00 ne kemi organizuar një mbrëmje në ambientet e ‘Marron Pub’ në Prishtinë. Do të këtë edhe vizita të tjera të tij në vende të ndryshme të Kosovës”, ka zbuluar detaje të agjendës së aktorit për Express z. Geci.

Ende nuk dihet se sa para ka kërkuar aktori për të ardhur në Kosovë por ai pritet që të marrë pjesë në këtë eveniment të modës, ndërkaq është e sigurt që shumica e fansave të tij do ta shohin atë së paku në Kosova International Fashion Week, një organizim që për vitin e 7 me radhë mban vulën e agjencisë më të madhe të modës në Kosovë Gecjan Fashion Group dhe RTV21.