"Çdo natë pa gjumë”, Xhuli Nura rrëfen vështirësitë e muajit të fundit të shtatzënisë
Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë muajit të fundit të shtatzënisë.
Përmes një InstaStory, ajo ka treguar se ditët e fundit kanë qenë veçanërisht të lodhshme.
Modelja nga Drenica ka rrëfyer se po përballet me ënjtje të mëdha në duar dhe këmbë, gjersa pagjumësia është bërë një tjetër shqetësim për të.
Përveç mungesës së gjumit, ka treguar se po përjeton edhe dhimbje barku dhe se i duhet të shkojë shumë shpesh në banjë, pothuajse çdo 10 minuta.
“Çdo natë pa gjumë, pres deri sa të më marrë gjumi”, ka shkruar mes tjerash.
Pavarësisht lodhjes dhe shqetësimeve që po përjeton, Xhuli duket se mezi po pret momentin e shumëpritur.
Ajo ka shprehur dëshirën që kjo fazë të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të vijë momenti kur do të takojë më në fund vogëlushët e saj. /Telegrafi/


