Please enter at least 3 characters.

Cassano: Juventusi tentoi Guardiolan e Pochettinon dhe përfundoi te Sarri

2020/04/guardiola-sarri-pochettino.png

Ish-ylli i Italisë, Antonio Cassano ka zbuluar se Juventusi bëri përpjekje për ta afruar Pep Guardiolas dhe Mauricio Pochettinon para fillimit të sezonit.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola ishte i lidhur me Juventusin vitin e kaluar, siç ishte Pochettino ndërsa ishte ende në krye të Tottenham.

Megjithatë, në fund asnjëri nuk arriti në Torino, pasi Juventusi nënshkroi me një trajner tjetër.

“Juventusi tundoi Guardiolën vitin e kaluar dhe më pas shkoi për Pochettino. Ata nuk morën asgjë dhe përfunduan duke punësuar Sarrin”, ka thënë fillimisht Cassano.

Pochettino dhe Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ishte një zgjedhje tjetër në lidhje me stilin e lojës, por tani ata duhet të qëndrojnë me të”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Sarri u punësua nga Juventusi pasi ai u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar, ku fitoi trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Maurizio Sarri (Foto: Juventus FC/Twitter)