Please enter at least 3 characters.

Casillas ka vendosur tërheqjen nga futbolli pas sulmit në zemër, pritet njoftimi nga portieri spanjoll

2019/05/Casillas-Poro.jpg
238:"ROME, ITALY - FEBRUARY 12: Iker Casillas of FC Porto in action during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between AS Roma and FC Porto at Stadio Olimpico on February 12, 2019 in Rome. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Portos, Iker Casillas njoftohet se po planifikon të njoftojë largimin e tij nga futbolli i luajtur pas sulmit në zemër para disa javësh.

Sipas mediumit të njohur portugez O Jogo, fituesi i Kupës së Botës, 37-vjeçar ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij në fund të sezonit.

Deri tek ky vendim, Casillas ka ardhur pasi nuk dëshiron të ushqejë pasiguri për të ardhmen e tij.

Casillas, i cili bëri 725 paraqitje për gjigantët spanjoll Real Madridit u shtrua në spital pas sulmit në stërvitje me Porton më parë këtë muaj.

Gjendja e tij u përmirësua shpejt dhe u largua nga spitali pas pesë ditësh, por la të kuptohet se ai mund t'i jap fund karrierës së tij.

Casillas pritet t'i jap fund karrierës (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pas largimit nga Spitali i Portos, Casillas u tha gazetarëve: 'Nuk e di se çfarë sjell e ardhmja ime, por gjëja më e rëndësishme është të jesh këtu sot. Ndihem shumë më mirë, do të pushoj për disa javë apo edhe disa muaj".

Porto ende po lufton për titullin e Superligës Portugez, por ka mbetur dy pikë pas rivalëve të Benficas me një ndeshje ende për të luajtur.

Casillas ka ndërmend të shpallë daljen e tij në pension pas dy ndeshjeve finale të tij, duke përfshirë edhe një finalen e Kupës kundër Sportingut të shtunën 25 maj. /Telegrafi/