Please enter at least 3 characters.

Carter kishte një anë të shëmtuar në NBA: Iu zbulonte kundërshtarëve taktikat e ekipit të tij!

2019/05/Vince-Carter.jpg
445:"ATLANTA, GEORGIA - MARCH 13: Vince Carter #15 of the Atlanta Hawks reacts after hitting a three-point basket against the Memphis Grizzlies in the first half at State Farm Arena on March 13, 2019 in Atlanta, Georgia. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Vince Carter do të bëhet lojtari i parë që do të luhet për 22 vite rresht në ligën e NBA-së.

Basketbollisti 42-vjeçar vendosi të qëndrojë në Atalanta Hawks dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Gjersa lojtari mbahet në mend vetëm për gjërat e mira, një gazetar kanadez ka zbuluar një histori interesante në lidhje me këtë legjendë, e cila i referohet periudhës së karrierës së tij, kur ishte duke luajtur për Toronto Raptorsin, ku e filloi karrierën në vitin 1998.

Greg Brady, i cili punon për televizionin SNET, zbuloi sjelljet e pahijshme të lojtarit, gjatë qëndrimit në Toronto, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Raptors edhe pse konsiderohet si një nga legjendat e klubit.

(Foto by Kevin C. Cox/Getty Images/Guliver)

Siç rrëfen Brady, Carter sezonin e kaluar ishte kundërshtarë i Raptors, ku gjatë ndeshjeve zbuloi strategjinë dhe taktikat e ekipit të zemrës duke treguar se në cilat pozicione dhe si luajnë secili lojtar.

"Qëndrimi i Raptors Vince Carter ishte jashtëzakonisht i shëmtuar. Ai ka zbuluar taktikat e ekipit me zë të lartë gjatë 'time-out'. Prandaj, unë shpresoj se kurrë nuk do të tërhiqet nga fanella", thotë Brady.

"Carter hynte në fushë para fillimit të aksionit të skuadrës së tij dhe i drejtohet stolit të Seattlet duke u zbuluar atyre se si do të luante Toronto", tha gazetari duke iu referuar një burimi te klubi Sonics.

Ndryshe, Carter ka luajtur për gjashtë sezone e gjysmë te Toronto (1998 dhe 2005) dhe ka regjistruar një mesatare prej 27.6 pikëve, 5.5 kërcimeve dhe 3.9 asistimeve për ndeshje. /Telegrafi/