Carrasco kalon Atleticon në epërsi ndaj Barcelonës pas daljes skandaloze të Ter Stegen nga porta
21/11/2020
Atletico Madridi ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.
Los Colchoneros e kanë mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes derbi ndaj Blaugranëve.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë shtesë.
Ky gol u shënua nga sulmuesi anësor belg, Yannick Carrasco pas një asistimi të Angel Correas.
Megjithatë, goli erdhi edhe falë një dalje shumë të gabuar në portierit Marc-Andre Ter Stegen. /Telegrafi/


