Please enter at least 3 characters.

Cardi B vjen nudo në klipin e ri "Money" (Foto/Video, +18)

2018/12/cardi2-e1545425285166.jpg
237:"INGLEWOOD, CA - NOVEMBER 30: Cardi B performs onstage during 102.7 KIIS FM's Jingle Ball 2018 Presented by Capital One at The Forum on November 30, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, ka sjell për fansat këngën dhe klipin e saj e ri "Money".

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj më të fundit "Invasion of Privacy", i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj të shumtë.

Rap-artistja e cila për momentin është në qendër të vëmendjes së mediave, ka rrëmbyer vëmendjen edhe me paraqitjen e saj eksplicite në klip.

Në disa prej skenave, ajo shfaqet duke interpretuar nudo në piano, ndërsa vihen krejtësisht në pah të pasmet e saj atraktive.

Klipit nuk i mungojnë edhe shumë tjera provokues,e dhe çuditërisht videoja nuk është e censuruar në YouTube, dhe mund të shikohet nga të gjitha moshat.

Cardi B ka qenë shumë e suksesshme gjatë këtij viti, dhe ka arritur të nominohet për plot pesë çmime në "Grammy Awards 2019".

Javëve të fundit, ajo ka qenë e përfolur edhe për shumë ngjarje në jetën e saj private, pasi ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, i ka kërkuar asaj të rikthehen së bashku, madje këtë gjë e ka bërë edhe publikisht. /Telegrafi/