Please enter at least 3 characters.

Capital T paralajmëron albumin, publikohet gjatë këtij muaji

2021/12/truekapo_255394805_254303500066244_9098616186959626835_n-e1638688836304.jpg

Reperi i njohur, Capital T po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve që solli këtë vit.

Por, kur jemi afër fundvitit, reperi ka zbuluar se po vjen me një album të ri, e që pritet të publikohet këtë muaj.

Trim Ademi (emri i vërtetë) u shpreh se ka punuar në heshtje për këtë album, teksa nuk zbuloi datën e saktë të lansimit.

Foto: Capital T/Instagram

“Heart Broken Kids, këtë muaj”, ka shkruar reperi në disa pastime kur befasoi fansat me lajmin rreth albumit.

Foto: Capital T/Instagram

Kujtojmë që këtë kohë, reperi ka qenë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Evropë dhe Amerikë.

Ndërkohë, projekti i tij i fundit është bashkëpunimin me Elvana Gjatën “Flakë”, që erdhi edhe me videoklip. /Telegrafi/