Please enter at least 3 characters.

Capital T: Dimër i ftohtë, macet me minj po flejnë bashkë sivjet (Foto)

2017/10/Kapo9.jpg

Capital T vazhdon të mbetet një prej reperëve më aktivë të skenës muzikore shqiptare.

Hip hop ylli edhe një herë ka shfrytëzuar rastin që edhe një herë të ngacmojë rivalët e tij.

Pas publikimit të mixtape të tij "Winter is Here", Kapo ka vazhduar me koncerte.

Hiti më i madh nga ky mixtape ishte "Pa Cenzurë", që u pëlqye shumë.

Por, tash në një postim në rrjetin social InstaStory, ai ashpër ka kritikuar rivalët e tij të hip hop skenës.

"Dimër i ftohtë macet me minj po flejnë bashkë sivjet", u shpreh Kapo.

Ky është aludim i reperit se ai po sjellë projekte të reja pas mixtapes.

Ndryshe, të mërkurën Capital T publikon projektin e ri të tij në bashkëpunim me MC Kreshën. /Telegrafi/