Please enter at least 3 characters.

Capello: Reali ka frikë nga Juve

2017/05/FabioCapello-e1495558878527.jpg
232:"ST ANDREWS, SCOTLAND - OCTOBER 05: Fabio Capello watches the action during a practise round for the Alfred Dunhill Links Championship at The Old Course on October 5, 2016 in St Andrews, Scotland. (Photo by Ian Walton/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Real Madridit – i cili njëkohësisht e ka drejtuar edhe Juventusin – Fabio Capello, beson se skuadra spanjolle ka frikë nga ajo italiane.

Dy gjigantët e futbollit evropian ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve më 3 qershor në Cardiff dhe trajneri italian mendon se Los Merengues janë të shqetësuar për kundërshtarin e tyre.

“Drejtorët e Realit kanë frikë nga Juve”, ka thënë Capello në një intervistë për Fox Sports.

“Ata më kanë pyetur pse mbrojtja e Allegrit nuk pranon gola. U kam thënë se do të jetë një finale e baraspeshuar, ndoshta Reali do të ketë një përparësi falë vlerave në sulmin e tyre”.

“Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë edhe tash”, ka deklaruar më tej strategu italian.

Capello e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha (1996-1997 dhe 2006-2007), si edhe Juventusin gjatë viteve 2004-2006. Ai ka qenë njëherësh edhe lojtar i Bianconerëve (1970–1976). /Telegrafi/