"Cantona" shfaqet në Amerikë: Ylli i Pittsburgh filmohet duke grushtuar një tifoz
Ylli i futbollit amerikan, DK Metcalf, u përfshi në një incident të bujshëm gjatë ndeshjes mes Pittsburgh Steelers dhe Detroit Lions, pasi u filmua duke goditur një tifoz të ekipit kundërshtar.
Kamerat e CBS kapën momentin kur Metcalf u përfshi në një debat verbal me një tifoz të veshur me paruke të kaltër gjatë çerekut të dytë të ndeshjes. Situata eskaloi kur lojtari e kapi tifozin nga jaka e bluzës dhe e goditi në fytyrë.
Ende nuk është e qartë se çfarë e nxiti përplasjen, por Detroit Free Press raportoi se kishte identifikuar tifozin e përfshirë, i cili deklaroi se ishte “pak i tronditur” nga ajo që ndodhi.
“Është sikur të gjithë po flasin për mua. Jam ende i tronditur, por dua vetëm që Lions të fitojnë", u shpreh tifoz i identifikuar më vonë si Ryan Kennedy.
HEARTWARMING: DK Metcalf spends time with a fan during the Steelers-Lions game and extends his gratitude 🥹
Bigger than football ❤️ pic.twitter.com/RCVGolQMv1
— NFL Drop (@TheNFLDrop) December 21, 2025
Sipas raportimit, stafi i sigurisë së Detroit Lions e largoi tifozin nga tribunat, ndërsa zyrtarët e klubit zhvilluan një bisedë me të në lidhje me incidentin.
Metcalf nuk u përjashtua nga ndeshja, por pritet të përballet me një gjobë, pasi liga pritet të shqyrtojë rastin dhe të dalë me një vendim zyrtar.
Gazetarja e ESPN, Kimberly Martin, tentoi të merrte një reagim nga Metcalf pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, por kapësi veteran nuk iu përgjigj pyetjeve rreth incidentit.
Për tifozët e futbollit evropian, kjo skenë rikujtoi një nga momentet më famëkeqe në historinë e sportit, kur Eric Cantona goditi një tifoz të Crystal Palace në vitin 1995, gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester United. /Telegrafi/


