Please enter at least 3 characters.

Cancelo te Man City, Hysaj si zëvendësues i tij te Juventusi

2019/06/Hysaj-Napoli-1.jpg
240:"VERONA, ITALY - APRIL 14: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between Chievo Verona and SSC Napoli at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 14, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventuesi e sheh mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj si zëvendësues të Joao Cancelos, i cili thuhet se do të zyrtarizohet shpejt te Manchester City.

Kampionët e Premier Ligës janë të gatshëm të shesin Danilon për të sjellë Cancelon dhe bisedimet janë në fazë të avancuar me italianët.

Sipas Goal.com, City është në bisedime me Juventusin dhe një transferim mund të finalizohet për shifrën e 50 milionë eurosh.

Burimet e afërta me të dyja klubet kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur, por vetëm po pritet largimi i Danilos, i cili mund të kalojë te Interi.

Joao Cancelo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi tashmë ka filluar të kërkojnë zëvendësime për Cancelon dhe ka identifikuar alternativat e mundshme.

I pari në listë mendohet të jetë ylli shqiptar i Napolit, Hysaj, ndërsa në radar është edhe Kieran Trippier i Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)