Please enter at least 3 characters.

Calderon: Perez nuk do ta shkarkojë kurrë Zidanen

2018/04/Zidane-Perez-e1524765396284.jpg
262:"MADRID, SPAIN - JANUARY 04: Real Madrid CF president Florentino Perez (R) poses for a picture with Zinedine Zidane (L) as new Real Madrid head coach at Santiago Bernabeu Stadium on January 4, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Zinedine Zidane kurrë nuk do të shkarkohet nga klubi mbretëror.

Zidane është njëri nga trajnerët më të titulluar në botë, edhe pse këtë zeje e ushtron vetëm që tri apo katër sezone si trajner kryesor.

Trajneri francez ka arritur të fitojë plot tetë trofe me Realit, ku dy nga to janë dy trofe të Ligës së Kampionëve radhazi, duke u bërë i pari që fiton diçka të tillë.

Është përfolur se Zidane pas këtij sezoni mund të largohet nga Santiago Bernabeu, por Calderon është i bindur se francezi do ta lërë Realin vetëm me pëlqimin e tij.

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon (Getty Images)

Sipas ish-presidentin të Realit, Zidane nuk do të shkarkohet asnjëherë nga Florentino Perez.

"Zidane do të largohet nga klubi kur të vendosë vet. Ai nuk ishte i gatshëm të ishte trajner. Nuk mendoj se ai dëshironte të trajnonte kur ishte lojtar. E pranoi punën dhe ishte shumë trim", ka thënë fillimisht Calderon për The Sun.

"Ai e bëri shumë mirë këtë rol. Prandaj unë mendoj se presidenti kurrë nuk do ta largojë atë".

"Nëse ai nuk është këtu vitin e ardhshëm, kjo është për shkak se Zidane vendos vet të largohet nga Reali", përfundoi ish-presidenti i Realit. /Telegrafi/