Please enter at least 3 characters.

Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca dënohen me katër vjet burg

2018/05/cagatayulusoy_17662215_644298725754672_7604393941512749056_n-e1526563159763.jpg

Gizem Karaca dhe Çagatay Ulusoy mund ta kalojnë një pjesë të jetës prapa grilave.

Gjyqtarët e një gjykate në Stamboll kanë dënuar aktorët turq me katër vjet e dy muaj burg.

E gjithë kjo pasi dyshja ishin kapur me një sasi të drogës, të cilën gjë e kanë pranuar se e kishin për tregti dhe se nuk e konsumojnë.

Nëse vendimi i gjykatës bëhet i formës së prerë, aktorja e famshme do të gjykohet më saktësisht me një vjet e nëntë muaj.

Gjersa aktori i njohur më mirë si "Sarp" në saje të serialit "Içerde" pritet të qëndrojë prapa grilave të burgut përgjatë dy vjet e tre muajve, nëse nuk e rrëzon vendimin Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur gjatë vitit 2013 ndërsa pas proceseve të stërzgjatura gjyqësore, sot u morr vendimi prej një Gjykatës së Krime të Rënda në Stamboll.

Ndryshe, dyshja është në xhirim e sipër të projekteve të ndryshme serike dhe filmike. /Telegrafi/