Buzhala: Jam me ty, Sami Lushtaku
Sipas tij, tendenca për transferimin e tij në burgun e Mitrovicës, në pjesën veriore, ishte “absolutisht adoleshenteske; provokuese dhe fatale”.
“Prandaj, miku im i dashur Sami Lushtaku, pse gjendja është kështu si është, nuk është faji yt, por i drejtësisë kosovare, që prej të gjitha burgjeve që ekzistojnë në vendin tonë e zgjodhi një birucë në veri të vendit me të degdisë. Pra, në mes teje Sami dhe Margartia Kadriut, unë jam me ty. Thirrem Komandant, kur të duash. Kjo nuk është drejtësi. Ti po persekutoheshe...”, ka shkruar Buzhala.
Ndryshe, Gjykata ka vendosur që “Grupi Drenicës” të transferohet në Burgun e Mitrovicës, i menaxhuar nga serbët.
Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse tre pjesëtarë të këtij grupi janë arratisur nga Qendra Klinika Universitare (QKUK). /Telegrafi/


