Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri pozon pranë makinës super luksoze i veshur në kostum elegant

2023/10/384503820_188102694311401_6825121986176209880_n.jpg

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri përveç me projekte merr vëmendje edhe jashtë skenës së muzikës.

Artisti është mjaft i komentuar edhe për jetën luksoze që bën dhe jetën e tij private në përgjithësi.

I ndjekur nga më shumë se një milion fansa në Instagram, Butrinti aty pasqyron përditshmërinë e tij.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Së fundmi, autori i "Dujem" ka sjellur disa imazhe në InstaStory ku shihet i veshur me kostum elegant.

Ai i realizoi foto pranë makinës së tij super luksoze të tipit Rolls Royce Cullinan.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndryshe, theksojmë që Butrinti ka qenë mjaft i angazhuar gjatë periudhës së verë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Ndërsa sa i përket projekteve, kënga e tij e fundit është "Moj dashni", që aktualisht numëron mbi 21 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/Instagram