Please enter at least 3 characters.

Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu publikojnë bashkëpunimin "Për një dashuri"

2020/02/buti2.jpg

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga është një ripërpunim modern i këngës së dikurshme të Ermalit, “Për një dashuri”.

Për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon.

Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.

Dy këngëtarët në fjalë vazhdojnë të jenë shumë aktivë në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tyre.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Ermalit dhe Butrint Imerit. /Telegrafi/