Please enter at least 3 characters.

Bushati: Shqipëria do kujdeset që Serbia të mos jetë pengesë për anëtarësimet e Kosovës

2016/05/Ditmir-Bushati-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë fjalimit të tij theksoi se Shqipëria do të kujdeset që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

“Në rrafshin diplomatik kemi dashur që kjo tavolinë të jetë shembull në rajon. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat rajonale është sukses i joni i përbashkët sepse besojmë se parimi gjithëpërfshirës është rajonal. Ne do të inkurajojmë dhe do të ndjekim nga afër dialogun e Serbisë me Kosovën dhe do të angazhohemi që ajo mos të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale”,tha Bushati./Telegrafi/