Please enter at least 3 characters.

Bursa e Maqedonisë së Veriut përgatit kompanitë për financimin e tregut

Bursa e Maqedonisë zyrtarisht ka nisur projektin për të inkurajuar dhe përgatitur kompanitë vendore për financimin e tregut.

Projekti zbatohet me mbështetjen e BERZh-it, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit. Si pjesë e projektit, deri në dhjetë kompani do të marrin një vlerësim profesional dhe të pavarur të gatishmërisë së tyre për të hyrë në tregun e kapitalit duke emetuar aksione ose obligacione.

Ato gjithashtu do të marrin pjesë në një akademi të posaçme lidershipi, si dhe do të marrin rekomandime specifike për përgatitje të mëtejshme për sigurimin e financimit përmes tregut të kapitalit.

“Qëndrimi ynë është se kompanitë e Maqedonisë nuk duhet të kenë vetëm një derë nga ky kapital. Kredia bankare është shumë e rëndësishme, por do të ishte mirë që i njëjti të mos jetë zgjidhja e vetme. Maqedonisë i mungojnë kompani të cilat janë të gatshme të tërheqin kapital nga investitorë të ndryshëm. Prandaj, ne si Berza e Maqedonisë vazhdimisht flasim për APIO dhe financim, sipas tregut, ky është edhe misioni ynë.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

“E kemi zhvilluar këtë projekt për ndihmë konsultative për maksimum 10 kompani, kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, dhe në kuadër të këtij projekti do t’u ndihmojmë këtyre kompanive që më qartë t’i kuptojnë mundësitë të cilat i ofron kapitali i tregut, dhe si të njëjtat t’i shfrytëzojnë në përpjekjet e tyre për konkurrueshmëri.”, - theksoi Maja Stolevska Kostadinovska nga BERZh-i.

Bursa e Aksioneve të Maqedonisë pret që projekti të kontribuojë në krijimin e instrumenteve të reja financiare dhe emetuesve të rinj në tregun e kapitalit të Maqedonisë, gjë që do të inkurajojë zhvillimin e tij të mëtejshëm. /rtvm2