Please enter at least 3 characters.

Burri i bëri 'prankun' e famshëm gruas së tij ku i tha se gjeli i detit që do e përgatisnin ishte shtatzënë

2022/11/Couple-1.png

Një burrë i bëri gruas së tij ‘prankun’ e famshëm të ditës së Falënderimeve, ku i tha asaj se gjeli i detit të cilin e kishin blerë për ta përgatitur për darkë ishte shtatzënë.

Në një video, të publikuar në TikTok me llogarinë @thecordlefamily, burri me emrin Hunter demonstroi shakanë që ia bëri gruas së tij Devin.

Në video, mund të shihet një gjel deti i plotë dhe një pulë.

Kjo shaka është bërë disa herë nga amerikanët për ditën e Falënderimeve.

Devin e cila po e shikonte gjelin e detit mbeti e shtangur. /Telegrafi/