Please enter at least 3 characters.

Burimi i afërt mohon spekulimet: Pamela Anderson dhe Liam Neeson në një romancë të sinqertë

Romanca mes Pamela Anderson dhe Liam Neeson ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, por së fundmi është përballur edhe me thashetheme se bëhet fjalë për një spekulim mediatik.

Një burim i afërt me çiftin ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur ato “qesharake”.

Ikona 58-vjeçare e “Baywatch” dhe aktori 73-vjeçar i “Taken” ndezën rrjetet sociale pasi u panë duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të tyre të ri, “The Naked Gun”, i cili doli në gusht, shkruan DailyMail.

Burimi theksoi se lidhja mes tyre është e vërtetë dhe e sinqertë, duke shtuar se “asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për publicitet”.

Thashethemet nisën pas një postimi online ku u aludua se dyshja nuk kishin qenë kurrë në një takim kokë më kokë.

Megjithatë, burimi hodhi poshtë këto zëra, duke treguar se Pamela dhe Liam kalojnë kohë së bashku si në evente, ashtu edhe në jetën private, përfshirë vizitat në shtëpinë e saj në Kanada.

Neeson ka shprehur hapur admirimin për Anderson, duke e cilësuar atë “fantastike” dhe duke pranuar se është “i dashuruar”.

Edhe Pamela ka folur me entuziazëm për aktorin, duke thënë: “Nuk mund të mos biesh në dashuri me të”.

Megjithë skepticizmin e disa ndjekësve, shumica e fansave janë treguar mbështetës, duke i konsideruar dyshen si një çift të papritur, por simpatik. /Telegrafi/