Please enter at least 3 characters.

Buqaj: Vëllaznimi do të ngritët

2016/01/buqaj-v-euml-llaznimi-do-t-euml-ngrit-euml-t_hd.jpg

Vëllaznimi i Gjakovës para tifozëve të vet me rezultat minimal mundi 1:0 Dritën nga Gjilani, duke u ngjitur në vend të 8-të me 16 pikë dhe me pretendime të janë edhe më lartë.

Futbollisti Buqaj ishte autor i golit të fitores dhe sipas tij, tashmë Vëllaznimi do të frymojë më ndryshe e do të ngjitet gradualisht në pjesën e epërme të Raiffeisen Superligës.

“Ishte kënaqësi që falë golit tim Vëllaznimi arkëtoj tre pikë të vlefshme dhe të merituara. Mendoj që Vëllaznimi në të gjitha ndeshjet ka treguar lojëra shumë të mira dhe angazhim maksimal. Por mendoj që na kanë munguar rezultatet dhe fati sportiv”.

“Gjithsesi unë jam optimistë që edhe në këto javë të mbetura do ta japim maksimumin nga vetja dhe të arrijmë rezultate pozitive që ta përfundojmë sezonin vjeshtor në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Buqaj për BotaSot.

“Lufta për ekzistencë gjithsesi do të jetë e ashpër por si kandidatë për të rënë i shoh Trepçën, Ferizajn dhe Istogun”, shtoi Luigj Buqaj, mesfushor i Vëllaznimit. /Telegrafi/