Please enter at least 3 characters.

Bullgaria kthen 11.6 tonë speca të Maqedonisë, ishin me pesticid mbi nivelin e lejuar

2022/04/speca.jpg
2022/04/speca.jpg
2022/04/speca.jpg

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar.

Ngarkesa kishte hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare të Zlatarevos dhe ishte destinuar për një operator tregtar në Petriç. Specat u ndaluan dhe u mbajtën në një depo frigoriferike deri në përfundimin e analizave.


Pas rezultateve të analizave, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore urdhëroi kthimin e të gjithë sasisë te furnizuesi. Autoritetet sqaruan se specat nuk arritën në dyqane apo tregje në Bullgari. Deri tani nuk është bërë e ditur se nga cila pjesë e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur specat dhe as emri i prodhuesit apo eksportuesit. Kontrolli është pjesë e mbikëqyrjes së shtuar bullgare ndaj frutave dhe perimeve të importuara nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.