Please enter at least 3 characters.

Bruno Fernandes ka marrëveshje personale me Unitedin, mësohet paga dhe kohëzgjatja

2020/01/brunoFernandessporting-1-e1578920427946.jpg
243:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 5: Bruno Fernandes of Sporting CP in action during the Pre-Season Friendly match between Sporting CP and Empoli FC at Estadio Jose Alvalade on August 5, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Gualter Fatia/Getty Images)
12:"Getty Images

Bruno Fernandes thuhet se ka arritur marrëveshje që të nënshkruajë kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025, nga e cila do të përfitojë pesë milionë funte në sezon (5.8 milionë euro).SunSport bënë të ditur se Djajtë e Kuq do ta bëjnë ofertën e parë formale drejtuar kapitenit të Sporting Lisbonës.

Ndërsa në anën tjetër thuhet se Unitedi tashmë ka marrëveshje personale me mesfushorin që do ta mbajë Old Trafford në pesë vitet e ardhshme.

Bruno Fernandes (Foto: Gualter Fatia/Getty Images/Guliver)

Transferimi pritet të kushtojë rreth 51 milionë funte (60 milionë euro), ndërsa lojtari do të përfitojë afro 100.000 funte (117.000 euro) në javë.

Klubi anglez dëshiron ta përforcojë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer dhe tash e një kohë po mbajnë takime me Sportingun lidhur me transferimin e Fernandes, ndërsa pritet të arrihet marrëveshja për çmimin e tij (duke qenë se 25-vjeçari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për prishjen e kontratës dhe Unitedi dëshiron ta ulë atë). /Telegrafi/