Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE
Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, burime nga Brukseli konfirmuan për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.
“Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.
Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN.
Pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.
Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.


