Please enter at least 3 characters.

Britneyt i merret e drejta për përkujdesje ndaj fëmijëve

2016/01/f.1002061200295_m.jpg

Avokatët e Federlinet e kanë shfrytëzuar moskujdesin e princeshës së muzikës pop, Britneyt, 25-vjeçare, e cila është dënuar nga policia për shkak të vozitjes së rrezikshme me fëmijët në veturë, pa patentë shofer valid, dhe kanë kërkuar nga gjykata që, asaj t’i merret e drejta për përkujdesje ndaj fëmijëve.

"Ajo është shkatërruar tërësisht. Fëmijët ishin vetë jeta e saj. Ajo nuk ka pushuar së qari, që kur mori vesh për vendimin e gjykatës. Ende nuk e dimë se si do të përballojë këtë humbje”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

Çifti është ndarë në muajin korrik, dhe prej atëherë bashkërisht janë përkujdesur për fëmijët. Gjykatësi, Scott Gordon, ka deklaruar se, Kevin do të përkujdeset për fëmijët, derisa gjykata të vendosë ndryshe.