Please enter at least 3 characters.

Britney Spears shet të drejtat e katalogut të saj më të njohur muzikor

Britney Spears

Britney Spears ka shitur një pjesë të të drejtave të katalogut të saj muzikor kompanisë Primary Wave.

Kjo përfshin disa nga hitet e saj më të njohura si “Oops!… I Did It Again”, “Baby One More Time”, “Gimme More”, “Circus” dhe “Not a Girl, Not Yet a Woman”.

Shuma e shitjes nuk është bërë publike, por TMZ sugjeron se mund të jetë e krahasueshme me shitjen e katalogut të Justin Bieberit në 2023, që ishte rreth 200 milionë dollarë.

Nuk dihet ende saktësisht çfarë lloj të drejtash mbi muzikën e Spears ka marrë Primary Wave.

Kjo marrëveshje vjen pas disa ngjarjeve të rëndësishme në karrierën e Spears: ajo publikoi memoaret e saj “The Woman in Me” në 2023 dhe të drejtat për to u blenë nga Universal në 2024.

Primary Wave është një kompani e njohur për blerjen e katalogëve muzikorë dhe për aktivizimin e tyre, duke punuar më parë me artistë si Stevie Nicks si dhe me trashëgiminë e Whitney Houston dhe Biggie Small. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com