Britaniku merr me qira një apartament brenda një burgu aktiv
13/06/2026
Qiratë në Londër janë bërë aq të larta (2500+ në muaj), saqë Zak Sharif vendosi të kursejë para duke u zhvendosur në një apartament brenda territorit të Burgut Brixton, për vetëm 790 euro në muaj.
Pamja e tij e përditshme tani përfshin ndërtesa burgu dhe tela me gjemba, shkruan theleegraph.
Ai pi kafen e mëngjesit nën dritat e forta të reflektorëve, ndërsa për të shkuar në qytet duhet të ecë rreth kompleksit të burgut dhe të kalojë përmes portave të tij.
Zak thotë se është i kënaqur me këtë marrëveshje, megjithëse ndonjëherë qetësia gjatë natës dhe patrullat e rregullta të sigurisë e bëjnë të ndihet sikur po vuan edhe ai një “dënim”. /Telegrafi/


