Please enter at least 3 characters.

Britanikja u trondit me rezultatin kur i vendosi rrobat për t'u tharë në mot të ftohtë - videoja grumbullon miliona klikime

2022/12/Woman.jpg

Dhjetori jo vetëm që sjell gëzim festiv në prag të Krishtlindjes, por sjell edhe temperatura të ftohta.

Me këtë rast, një grua britanike e cila i vendosi rrobat për t'u tharë jashtë në oborr, në temperatura të ulëta, u trondit kur pa se ato ishin ngrirë.

Videoja që tregonte këtë rezultat u publikua nga djali i saj Todd, përmes llogarisë së tij @onmytodd, transmeton Telegrafi. Prej se u publikua kjo video ka grumbulluar 11.2 milionë shikime.

“Pse duket jeleku si një shenjë dyshemeje e lagur”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Derisa brenda videos, gruaja shpjegoi: “Koha kur i kemi ngrirë pa dashje rrobat tona”.

Siç shihet ato pamjet, rrobat ishin ngrirë dhe mbetën në të njëjtin pozicion në të cilin ishin varur, gjë që solli disa rezultate gazmore. /Telegrafi/