Please enter at least 3 characters.

Breshka e mund lepurin edhe në realitet (Video)

2016/10/breshka-e1476438320353.jpg

Thuajse të gjithë e dinë fabulën se si breshka mund lepurin në garën e shpejtësisë, por që kjo të ndodhte edhe në realitet, pak kush mund ta imagjinonte.

E si për të provuar të vërtetën e fabulës është realizuar një garë mes një lepuri dhe një breshke. Ashtu si në fabul, lepuri merr menjëherë kryesimin e garës, por para finishit ai ndalon, duke menduar “Ka plot kohë për të pushuar pak”.

E ndërsa fabula merr jetë në realitet, risjellë edhe një herë moralin e saj se: Duke ecur ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme, mund të fitosh garën.