Please enter at least 3 characters.

Brentfordi i jep leje Strakoshës për të gjetur skuadër të re

2022/10/GetPaidStock.com-63492cfa0410a.jpg
567:"Colchester United v Brentford - Carabao Cup - Second Round - JobServe Community Stadium Brentford s Thomas Strakosha applauds supporters after the Carabao Cup second round match at JobServe Community Stadium, Colchester. Picture date: Tuesday 23rd August, 2022. EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xJohnxWaltonx 68441472
15:"IMAGO/PA Images

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Brentfordi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra angleze Brentford i ka dhënë leje portierit shqiptar Thomas Strakosha për të gjetur një klub të ri në afatin kalimtar të janarit pasi është e gatshme ta lejoj huazimin e tij.

27-vjeçari tani po pret nëse do të ketë ndonjë ofertë për tu huazuar pasi dëshiron një skuadër ku do të jetë portieri i parë dhe do të ketë hapësira për të mbrojtur.

Sky News ka raportuar se Brentford do ta pranojë largimin e Strakoshës vetëm nëse oferta që do të vije për shqiptarin do të jetë e përshtatshme.

Menaxheri Thomas Frank po përgatitet për ndeshjen e Kupës FA ndaj West Ham United të shtunën, ku Strakosha pritet të bëjë startin e tij të dytë për klubin.

Deri më tani reprezentuesi shqiptar ka startuar vetëm në një ndeshje të Kupës dhe ende nuk ka luajtur asnjë minutë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Strakosha iu bashkua 'bletëve' në verë si lojtar i lirë pas largimit pas një kohe të gjatë nga Lazio.

Por sipas mediave italiane dhe atyre angleze e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A, ku ka disa skuadra që e pëlqejnë Strakoshën. /Telegrafi/