Please enter at least 3 characters.

Brazili finalist i Copa America, Messi eliminohet me Argjentinën

2019/07/GettyImages-1159716759.jpg
271:"BELO HORIZONTE, BRAZIL - JULY 02: Lionel Messi of Argentina hugs Agustin Marchesin after losing the Copa America Brazil 2019 Semi Final match between Brazil and Argentina at Mineirao Stadium on July 02, 2019 in Belo Horizonte, Brazil. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)
12:"Getty Images

Brazili është finalisti i parë i Kupës së Amerikës pasi në gjysmëfinale eliminoi kombëtaren argjentinase.

Brazilianët u treguan më të mirë se Argjentina në stadiumin e Belo Horizonte duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Gjatë gjithë ndeshjes "Cariocët" dominuan dhe kjo lojë e mirë u shpërblye në fund me fitore kundër rivalit të përbetuar.

(Foto by Juliana Flister/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 19-të e takimit kur pas një sulmi të verdhegjelbërve topi erdhi te Firmino, i cili asistoi drejt Gabriel Jesusit, ku këtij i mbeti të fus topin në portë dhe ta kaloi në epërsi Brazilin.

Raste patën edhe argjentinasit më në krye me Lionel Messin, por që përfundonin para portës së portierit Alisson Becker.

Goli i dytë i takimit u realizua njëzet minuta para për përfundimit të ndeshjes dhe ishte sërish një aksion model. Sërish kombinimi i njëjtë, por kësaj radhe asistues ishte Jesus gjersa golashënues Firmino.

(Foto by Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Edhe pse u munduan të kthenin rezultatin bardhekaltërit, kjo gjë nuk ndodhi dhe kështu ballafaqimi i takoi brazilianëve me rezultat 2-0.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen tjetër do të takohen kampioni në fuqi, Kili si dhe kombëtarja e Perusë.

Ndryshe, finalja do të zhvillohet më 7 korrik (e diele) me fillim në ora 22:00 në stadiumin e Maracanas. /Telegrafi/