Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt falënderon Bradley Cooperin që i ndihmoi ta linte alkoolin

2020/01/BradleyCooperBRadPitt-1-e1578756014303.jpg
267:"NEW YORK, NEW YORK - JANUARY 08: Brad Pitt and Bradley Cooper embrace onstage during The National Board of Review Annual Awards Gala at Cipriani 42nd Street on January 08, 2020 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for National Board of Review)
31:"Getty Images for National Board

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, ka treguar se në rrugëtimin e tij për t’i shpëtuar vartësisë nga alkooli e ka ndihmuar miku dhe kolegu, Bradley Cooper.Ai e ka falënderuar mikun e tij për ndihmën që i ka dhënë në momentin e pranimit të çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor (për filmin e “Once Upon a Time in Hollywood”) në ceremoninë e National Board of Review Annual Awards.

Në evenimentin e zhvilluar në qytetin e New Yorkut, këtë çmim ia dorëzoi pikërisht Cooper, ndërsa pasi bëri shaka, Pitt e falënderoi atë për ndihmën në të kaluarën.

Bradley Cooper dhe Brad Pitt (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for National Board of Review/Guliver)

“Ai ka zemër të mirë. E lash alkoolin për shkak të këtij njeriu dhe secila ditë ka qenë më e lu,turq ë atëherë. Të dua dhe faleminderit”, ka thënë Brad në skenë. Në shtator të vitit të kaluar, 56-vjeçari kishte folur haptas lidhur me alkoolizimin e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie. /Telegrafi/