Brad Pitt dhe Ines de Ramon shkëmbejnë puthje pasionante në tribunat e Kupës së Botës
Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, u panë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në tribunat e stadiumit SoFi në Los Angeles, teksa ndiqnin çerekfinalen e Kupës së Botës FIFA mes Spanjës dhe Belgjikës.
Çifti, i cili është në një lidhje që nga fundi i vitit 2022, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me afërsinë e tyre.
Ines de Ramon, prindërit e së cilës janë me origjinë nga Madridi, mbështeti kombëtaren spanjolle, duke u shfaqur e veshur me një bluzë me tematikë të ekipit, shkruan DailyMail.
Paraqitja e tyre vjen vetëm pak ditë pasi u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale për fotografitë e publikuara nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Në një nga imazhet, disa fansa pretenduan se Ines dukej sikur po largohej nga Pitt në momentin kur ai përpiqej ta përqafonte, duke nxitur reagime dhe diskutime për gjuhën e trupit të çiftit.
Pamjet nga ndeshja duket se i kanë hedhur poshtë këto aludime, pasi Brad Pitt dhe Ines de Ramon u shfaqën shumë të afërt gjatë gjithë mbrëmjes, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime para syve të tifozëve. /Telegrafi/


