Please enter at least 3 characters.

BQE do të zbres injektimet kapitale me 20 miliardë euro

2017/09/bqe-sakt-740x383.jpg

Banka Qendrore Europiane (BQE) do të njoftojë zgjerimin e programit të blerjes së titujve me gjashtë muaj, në tetor, pra në takimin e radhës. Për këtë, ekspertët janë të bindur.

Ndër të tjera, këta të fundit parashikojnë që masa e injektimit të kapitalit në sistem të zbresë në 40 miliardë euro në muaj, nga 60 miliardë euro aktualisht.

Eurozona ka hyrë në ciklin më pozitiv që prej krizës financiare globale dhe diçka e tillë ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Bankës Qendrore Europaine që të tërhiqet nga stimujt monetarë.

Pavarësisht gjithçkaje, inflacioni nuk pritet të prekë objektivin përpara vitit 2019. Në takimin e fundit, banka vendosi që të mos ndërhyjë, ndërkohë që Mario Draghi foli edhe për një shqetësim të ri; forcimin e euros.

Shumë analistë argumentojnë se, është pikërisht ky shkaku që ka detyruar politikbërësit e bankës që të mos ndërhyjnë. Monedha e përbashkët europiane është rritur me plot 13% kundrejt dollarit amerikan gjatë këtij viti.

Në rast se ky trend do të vijojë, atëherë Eurozona do të ndjejë pasojat, për shkak të shtrenjtimit të eksporteve. /Telegrafi/